15.6 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Për 24 orët e ardhshme, çmimi i naftës ngrihet për 1 cent

Çmimet e produkteve të naftës në Kosovë kanë shënuar ngritje për 1 cent.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku për 24 orët e ardhshme çmimi i naftës do të jetë 1.74 euro, për dallim nga dje ku çmimi ishte 1.73.

Ngritje të çmimit ka shënuar edhe benzina, ku deri nesër në ora 10:00 do të jetë 1.68 euro, transmeton Klankosova.tv.

Rregullimi i çmimit po bëhet nga ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme.

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Lajmet e Fundit