Gjuajtje me armë zjarri në Krushë të Madhe, policia arreston një person

Sot rreth orës 14:35 ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në fshatin Krushë të Madhe të komunës së Prizrenit, ku është arrestuar një i dyshuar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Si pasojë e një konflikti për një veturë, dyshohet se është përdorur armë zjarri dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

Lidhur me rastin janë të përfshirë edhe disa persona tjerë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes, siç konfirmon Policia të dyshuarit janë nën hetime.

Rasti ka përfunduar për tu hetuar nga Policia dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit