2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Pasiguri për Bremer, Inter-i i kthehet pistës Demiral

Ish-futbollisti i Juventus-it, Merih Demiral, është bërë një nga objektivat e skuadrës së Inter-it për përforcimin e repartit të mbrojtjes.

Zikaltrit janë në urgjencë për një mbrojtës, pasi me shumë gjasë kapiteni i tyre, Milan Skriniar, do të largohet në drejtim të Paris Saint Germain.

Nënkampionët e Italisë ishin favorit për ta transferuar Geison Bremer nga skuadra e Torinos, por punët i komplikoi Juventus-i të cilët tashmë janë në bisedime më të avancuara me mbrojtësin brazilian.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Inter-it po kërkojnë transferimin e Demiral, i cili aktualisht është pjesë e Atalanta-s.

 

Mediat në Itali shkruajnë se tek Inter-i ende besojnë për transferimin e Bremer, por ata dëshirojnë ta kenë edhe si opsion të dytë mbrojtësin e kombëtares së Turqisë.

24-vjeçari iu bashkua Atalanta-s në këtë verë për 20 milionë euro, derisa në sezonin e kaluar ai luajti i huazuar te skuadra bergamaske.

Ndërkohë, atë e kishte blerë Juventus-i në vitin 2019 nga Sassuolo për 19.5 milionë euro, por ai luajti vetëm për një sezon me fanellën bardhezi.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Lajmet e Fundit