24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Erdogan i bëri Putinit ‘një hakmarrje të vogël’, këtë herë ishte presidenti rus ai që mbeti ‘i zënë ngushtë’ teksa priste homologun e tij turk

Presidenti rus, Vladimir Putin, u la të priste për rreth një minutë në këmbë në një dhomë para gazetarëve, ndërsa priste të takonte homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra përpara takimit të së martës tregojnë Putinin duke lëvizur, duke i lëkundur këmbët para kamerave për gati një minutë përpara se të shfaqej Erdogan.

Situata në të cilën u gjend Putini ishte “një terren i panjohur” për të, sepse prej vitesh ai ka pasur reputacionin e një lideri që shpesh i lë liderët në pritje të tij.

Disa madje e kanë quajtur këtë lëvizje të Erdoganit si “hakmarrje të vogël” për takimin në Moskë në vitin 2020, kur Erdogan e priti aq shumë Putinin, saqë në një moment vendosi të ulet.

Mediat turke raportuan në atë kohë se Erdogan dhe rrethi i tij u poshtëruan pasi u detyruan të prisnin jashtë në një paradhoma në pamjet e shpërndara gjerësisht nga mediat ruse.

“Ato 50 sekonda që Erdogani e bëri Putinin të priste, duke u dukur i hutuar para kamerave, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar pas Ukrainës”, ka shkruar në Twitter, Joyce Karam, korrespondente e lartë në organizatën mediatike të Lindjes së Mesme “National News”.

Udhëtimi në Iran është udhëtimi i parë i Putinit jashtë Rusisë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë vizitës së tij në Teheran, Putin ka zhvilluar gjithashtu takimin e tij të parë ballë për ballë që nga fillimi i agresionit me një udhëheqës të NATO-s, Recep Tayyip Erdogan.

Aty është pritur të diskutuar për një marrëveshje që do të rifillonte eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, si dhe paqen në Siri. /Telegrafi/

Më Shumë

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë përvjetorin e parë të martesës si prindër

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli festojnë sot përvjetorin e tyre të parë të martesës, por edhe me një status të veçantë, pasi pak ditë...

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Lajmet e Fundit