Shtrenjtimi i produkteve bazë, Qeveria synon që deri në gusht të hartojë ligjin për çmimet e këtyre produkteve

Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore.

Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

Kujtojmë se pas ngritjes së çmimeve të derivateve, Qeveria mori vendim për vendosjen e çmimit tavan dhe marzhës maksimale të fitimit nga shitja e derivateve.

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën

Më Shumë

Edicioni i katërt i “Prizren Rock & Blues Festival”, spektakolar dhe energjik si asnjëherë më parë

Më 3, 4 dhe 5 korrik, në tri net magjike, në dy skena gjigante, në lokacionin përballë kompleksit sportiv “Sezai Surroi”, ngjiten virtuozët vendorë...

Komuna e Prizrenit ngre shqetësimin për operimin e guidave ilegale turistike

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke...

Lajmet e Fundit