Opsionet e Dortmund-it për të zëvendësuar Haller-in

Humbja e papritur e sulmuesit afrikan, Sebastien Haller, ka bërë që Borussia Dortmund të hidhet përsëri në merkato për të afruar një lojtar në atë repart.

Haller u diagnostifikua me tumor testicular dhe për një kohë të pacaktuar ai do të jetë jashtë fushave.

Ndërkohë, Dortmund-i po mendon për zëvendësuesin e tij. Sigurisht që në tavolinë janë disa alternativa të cilat nuk kushtojnë shumë për arkat e klubit.

Sipas mediave spanjolle, verdhezinjtë kanë katër emra, pavarësisht se ditët e fundit po tingëllon fuqishëm dhe Andrea Belotti.

Skuadra nga “Signal Iduna Park” synon afrimin e njërit prej Krzyzstof Piatek, Edin Dzeko, Jhon Cordoba dhe Mauro Icardi.

Të gjithë lojtarë me karakteristika të ndryshme, si për shkak të lojës, vlerës dhe negociatave me klubet përkatëse. Por jo të paarritshëm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Kapiteni Besfort Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me kapitenin Besfort Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka bërë të ditur se...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit