14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Kërkohet paraburgim ndaj pesë zyrtarëve komunalë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar të martën, caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prizren, kundër pesë të pandehurve për shkak dyshimit se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Marketing



Bëhu pjesë e objektit më EKSKLUSIV në zemër të Prizrenit.
Ka filluar shitja e banesave dhe lokaleve në objektin “PARKU” me një lokacion të përkryer pranë gjelbërimit.
?+383 44 128 112
/Sponsorizuar/
Mund të jetë një imazh i ambiente të jashtmePërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
————————————————————————————–

Sipas kërkesës së prokurorisë, të pandehurit si persona zyrtarë, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin, apo edhe që t’u shkaktojnë dëme personave të tjerë.

“Që nga fillimi i muajit dhjetor 2021 e deri më 25.07.2022, i pandehuri C.C., ish-koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, e pandehura I.R., menaxhere e Zyrës për Komunitete dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, i pandehuri A.I., zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, i pandehuri R.D., zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe i pandehuri Sh.A., drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur -Komuna e Prizrenit, bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, ‘Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit’, përfituesve për furnizim me material ndërtimor – të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor, ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13.283 euro”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit po ashtu, në dokumentin zyrtar kanë shënuar të dhëna të rreme ose nuk i kanë shënuar të dhënat e duhura.

 

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit