Icardi kërkohet nga klubi turk

Sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, mund të përfundojë në Superligën e Turqisë.

29-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e trajnerit të Paris Saint Germain, klub me të cilin ka edhe dy vite kontratë.

Monza u tërhoq nga gara, teksa tani për sulmuesin shtatlartë po tenton një lëvizje klubi i Galatasaray-t.

Drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë kryer disa takime gjatë këtyre ditëve me Wanda Nara-n, gruan dhe agjenten e 29-vjeçarit sipas raportimeve të “Fotomac”.

Galatasaray e kërkon në huazim, teksa shpreson që një pjesë të pagës sezonale prej 10 milionë eurosh ta paguajnë kampionët e Francës. Trajneri Galtier e bëri të qartë se Icardi duhet të shohë një aventurë të re në karrierë.

“Gjiganti” turk ka ambicie të mëdha për sezonin e ri. Ardhjet e Dries Mertens dhe Lucas Torreira kanë shtuar entuziazmin te tifozeria e zjarrtë e Galatasaray-t, të cilët shpresojnë të zyrtarizohet edhe Icardi.

Sulmuesi luajti 30 ndeshje sezonin e fundit me PSG-në, gjatë së cilave shënoi vetëm pesë gola.

Icardi kërkon një klub ku mund të luajë rregullisht për të marrë një ftesë nga Argjentina në “Katar 2022”, diçka që Galatasaray ia mundëson.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit