Këngëtari i njohur turk vritet në mes të lokalit

Këngëtari i njohur turk, Onur Sener ka mbetur i vdekur brenda ambienteve të një lokali në Ankara teksa po performonte. Këngëtari i grupit muzikor “The Boss” pati një debat me një grup personash të cilët i kërkuan të këndonte një këngë të cilën ai nuk e dinte, raportojnë mediat turke.

Situata doli jashtë kontrollit dhe personat që e sulmuan përdorën xhama të thyer. Ai u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra. Ndërkohë, nëna e këngëtarit teksa përcolli sot për në banesën e fundit të birin ka thënë për mediat se: “Ma vranë për një këngë”.

Nëna e Onur ?ener: Më vranë djalin për një këngë - 2

Ata nuk janë njerëz. Ata më vranë djalin tim për një këngë. Kaq pak vlerë ka jeta njerëzore? Ndodhi për një këngë. Dua që këta njerëz të ndëshkohen në mënyrën më të rëndë. Më morën djalin.“, ka thënë mes lotëve nëna e të ndjerit.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit