7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Prizren: Dyshohet se vdiq pas rrokullisjes me traktor, policia fillon hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar hetimet lidhur me një rast të një vdekje aksidentale që ka ndodhur në Prizren.

Sipas raportit policor, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 14:43, është raportuar se viktima derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, kjo pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor.

“Viktima derisa ishte duke punuar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, pasi që dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor” – thuhet në njoftim.

Tutje Policia ka thënë se viktima është dërguar në emergjencë, por ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Sipas Policisë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Gjithmonë duke iu referuar raportit policor, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Më Shumë

Kastrati shtroi iftarin tradicional në Malishevë

Mbrëmë, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, organizoi iftarin tradicional me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në këtë aktivitet morën pjesë...

Gashi: Kurti me vetëdije e çoi vendin drejt zgjedhjeve, kishte shumë kandidatë për president

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, ka deklaruar se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit tashmë kanë përfunduar dhe sipas tij, mazhoranca nuk e ka...

Lajmet e Fundit