1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Rahoveci shkruan tjetër kapitull historik

Klubi i hendbollit Rahoveci po prek nivele gjithnjë e më të larta. Falë organizimit të mirë, Rahoveci është shndërruar në skuadër pretendente në Superligën e Kosovës në hendboll.

Dhe në fundjavë Rahoveci do të kalojë në nivel tjetër. Për herë të parë kjo skuadër do të luaj në gara evropiane.

Në kuadër të raundit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll, Rahoveci takohet me kampionin e Çekisë, HCB Karvina. Ndeshja e parë luhet të dielën nga ora 18:00 në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Ndërsa ndeshja e kthimit është më 5 nëntor në Çeki.

Karvina është skuadër me përvojë të gjatë dhe me shumë suksese në Çeki. Titullin e ka fituar 12 herë. Po ashtu për shumë vite ka luajtur në Ligën e Kampionëve. Kështu që Rahovecin e presin dy ndeshje shumë të vështira.

Për të dielën shpresohet në spektakël hendbolli, ndërsa “vreshtarët” shpresojnë në përkrahje të madhe nga tribunat. Me përkrahjen e zëshme të shikuesve gjasat e Rahovecit për sukses janë më të mëdha.

Më Shumë

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Lajmet e Fundit