Munishi: Unë jam Cruyffi i Ballkanit

Trajneri i mirënjohur shqiptar, Ismet Munishi e ka dhënë një deklaratë tejet interesante për ish-skuadrën e tij, Ballkanin. Ballkani u bë sivjet klubi i parë nga Kosova që merr pjesë në një kompeticion evropian siç është Liga e Konferencës.

Munishi që ka drejtuar dikur Ballkanin ka thënë se ai është “arkitekti” i skuadrës suharekase.

“Unë jam Cruyffi i Ballkanit. Te Barcelona mundet me shku Guardiola, Mourinho, por Cryuffi ka qenë i pari. Unë e kam maru, si te Barcelona ka mbet filozofia e Cruyffit. E di si ka qenë në fillim”, tha fillimisht Munishi në “Kanal10”, duke vazhduar: “Por, klubet tona na përmirësojnë imazhin në arenën ndërkombëtare. Ne jemi krenar vetëm me përfaqësuesen, jo me një klub që unë e kam rival. Na mund të sillemi krejt liga sikur ata na kanë bërë aq krenar. Paramendoni sikur Barcelona të dal me një deklaratë që Real Madridi na ka bërë krenar që ka fituar Ligën e Kampionëve”.

“Po ku ja ndien tifozit të Prishtinës për sukseset e tjerëve. Ne na bën krenar vetëm përfaqësuesja. Krejt këto klube na përmirësojnë imazhin në Evropë”, shtoi ai.

Më Shumë

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit