Edmond Hoxha drejtor i ri në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren

Edmond Hoxha është emëruar drejtori i ri në Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një konference për media.

Emërimi i Hoxhës, ka ardhur menjëherë pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Vjollca Kabashit.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Kabashi ka thënë se arsyeja e kësaj dorëheqjeje janë kërcënimet dhe shantazhet që sipas saj janë bërë nga kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Më Shumë

Nis të hënën manifestimi “Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren ka ftuar qytetarët dhe institucionet që të marrin pjesë në hapjen e manifestimit “Remzi Ademaj – Shtigjeve të...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit