-1.5 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Rikonfirmohet përkrahja britanike për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, u prit në takim nga ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, dhe deputetë të grupeve parlamentare Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Në një njoftim të postuar në Facebook, Kurti deklaroi se me ministrin Cleverly, bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, se si të forcohen ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

“Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldwin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Matthew Offord dhe Tony Lloyd”, deklaroi kryeministri. “Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”.

Duke treguar se në takimin tjetër me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, Angela Rayner, bisedoi për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta, Kurti njoftoi se Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

“Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona”, u shpreh kryeministri. “Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot”.

Pas Londrës, kryeministri Kurti udhëton në Berlin, ku do të marrë pjesë në samitin e Procesit të Berlinit, që mbahet me 3 nëntor, nën përkujdesjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Më Shumë

Komuna e Malishevës hap afatin për raportimin e dëmeve nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës ka njoftuar qytetarët, si dhe personat fizikë dhe juridikë të kësaj komune, që kanë pësuar...

500 euro të dyshuara si të falsifikuara, deponohen në një bankë në Prizren

Një shumë prej 500 eurosh që dyshohet se është e falsifikuar është sekuestruar në Prizren, pasi është deponuar në një bankë. Policia po heton rastin. Kliko...

Lajmet e Fundit