Dortmund kërkon yllin e Eintracht

Mesfushori i Eintracht Frankfurt, Daichi Kamada është duke u lidhur me një kalim te Borussia Dortmund.

Sipas “Sport1”, Kamada është në krye të listës së ngushtë të Dortmund-it. Sipas raportit, ende nuk ka kontakte me Frankfurt-in, por ka pasur bisedime mes verdhezinjëve dhe agjentit të lojtarit.

Eintracht thuhet se dëshiron të rinovojë kontratën me japonezin, i cili përfundon kontratën me klubin në verën e 2023.

Megjithatë, 26-vjeçari nuk preferon qëndrimin më të gjatë në “Deutsche Bank Park” dhe kërkon një aventurë të re.

Këtë sezon, Kamada është paraqitur në 20 ndeshje në të gjitha garat me Eintracht-in. 12 gola dhe tre asistime mbajnë emrin e tij.

Një numër i konsiderueshëm klubesh të tjera, duke përfshirë Everton, Villarreal dhe Benfica, gjithashtu janë të interesuar për Kamada-n.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit