8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Nesër shqyrtohet Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Pagat në Sektorin Publik

Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Pagat në Sektorin Publik do të shqyrtohet më 2 dhjetor.

Kështu ka thënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani.

“Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nesër mban mbledhjen e radhës, në të cilën do të shqyrtohen në parim Projektligji për Zyrtarët Publik, dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.

Takimi mbahet në ora 10:00, në sallën N-506, kurse prezantimin e ligjeve nga ana e Qeverisë do ta bëjë z. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

Ndryshe, në muajin shkurt në media rrodhi një draft i Projektligjit për Paga në sektorin publik, në të cilin koeficientët ishin nga 1 deri në 20.

Në atë kohë pati reagime e pakënaqësi nga kategori të ndryshme të zyrtarëve publikë në lidhje me koeficientët. Por, në atë draft të projektligjit nuk ishte përcaktuar vlera e koeficientit për vitin e parë të zbatimit të këtij ligji ndërsa në vitet pasardhëse do të përcaktohej në Ligjin për buxhetin.

 

 

Që nga ajo kohë më nuk është prezantuar ndonjë draft apo propozim tjetër nga qeveria.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK nga 25 gushti ka nisur grevën e përgjithshme në sektorin publik në vend duke kërkuar rritje të rrogës 100 euro për të gjithë punësuarit derisa të miratohet e zbatohet Ligji për Paga dhe disa kërkesa të tjera.

Më 30 qershor të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në Sektorin Publik.

Sipas vendimit, ligji nuk ishte në përputhshmëri me 11 nene të Kushtetutës së Kosovës.

Më 6 dhjetor 2019, Ligjin për Paga në Gjykatën Kushtetuese e kishte dërguar Avokati i Popullit për vlerësimin e përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Më Shumë

Veshja tradicionale e Hasit nis rrugëtimin drejt UNESCO-s/Video

Veshja tradicionale e Hasit, një ndër më të vjetrat në trojet shqiptare, pritet të nisë rrugëtimin drejt UNESCO-s. Për të siguruar pranimin e saj...

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Lajmet e Fundit