10.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Vdekja e futbollistit 17 vjeçar në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e futbollistit 17 vjeçar në Prizren.

Sipas raportit 24 orësh policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit rreth orës 13:45.

Policia njofton se pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, një person është dërguar në emergjencën e spitalit të Prizrenit, ku nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremoni. Rasti vazhdon të hetohet.

Erion Kajtazi, ka vdekur në fushën e lojës të shtunën pas një arresti kardiak.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.

Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.

Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën talentit 17-vjeçar, por ishte e pamundur.

Më Shumë

Largoi gruan me tre fëmijët nga shtëpia, arrestohet i dyshuari në Rahovec

Një burrë është arrestuar në Rahovec pasi i njëjti dyshohet se kishte mospërfillur udhërin e gjykatës, duke e larguar nga shtëpia gruan me tre...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit