Hajrulla Çeku priti në takim shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman

Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, e ka pritur sot në takim shefen e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Nona Zicherman.

 

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, para se të vazhdonin në aktivitetin e përbashkët për vullnetarët, diskutuan për punët aktuale që po bëhen në MKRS, me theks të veçantë gjithë përfshirjen e të rinjve në aktivitete të vullnetarizmit dhe fuqizimin e rinisë, transmeton Klan Kosova.

“U fol edhe për implementimin dhe ndikimin e Strategjisë për Rininë, që është në përfundim e sipër, për Koncept-Dokumentin për Rininë, gjithashtu për bashkëpunimet e mëtutjeshme mes MKRS dhe UNICEF”.

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit