15.7 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Klinaku kritika institucioneve për mosreagim në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosinteresim në rastin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Sipas tij, neglizhent po tregohet edhe Kuvendi i Kosovës.

Duke folur për mbajtjen në paraburgim të ish-luftëtarëve të UÇK-së, Klinaku tha se ata vazhdojnë të mbahen padrejtësisht në Hagë, dhe se nuk presin diçka konkrete nga vendimi i Apelit.

“Kontakte kam të vazhdueshme, kjo bëhet vetëm kur ata më thërrasin, së paku një herë në javë flas me ta, mirë janë po presin që pasi u shqyrtua e u mbaj seanca në Gjykatën e Apelit që të merret vendimi e të përmirësohet vendimi, sepse ata janë duke u mbajtur pengje atje për disa gjëra që do duhej prokurorët e asaj Gjykate të përballeshin me drejtësinë për skandalet apo dokumentacionet që u kanë dalë nga zyrat e tyre”, tha Klinaku në një intervistë për Ekonomia Online.

“Duke i parë padrejtësitë që janë duke u mbajt qoftë në paraburgim e nuk lëshohen për t’u mbrojt në liri edhe qoftë edhe në të drejtat elementare të njeriut që është iu shkelet, për shkak se kjo Gjykatë po i shkel edhe ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe aty këtu ad-hoc i bëjnë rregulloret dhe ligjet që iu konvenon atyre. Mirë është, ka pas operacione, mirë i ka kaluar”, u shpreh ai.

Klinaku tha se mosinteresimi i institucioneve të Kosovës, po i dëmton ish-krerët në Hagë, ndërsa i bëri thirrje Kuvendit që të merr masa ndaj kësaj gjykate, për siç ka thënë ai, shkelje në procedura.

“Absolut kurrfarë interesimi Qeveria e Kosovës nuk ka, përpos Ministria e Drejtësisë e cila i kryen pagesat që i kanë me udhëzime administrative, interesim tjetër nuk kemi parë, por nuk është çështja vetëm te Qeveria e tashme por edhe Kuvendi i Kosovës do duhej të merrte masa diçka ndaj kësaj gjykate për shkak të shkeljes së të gjitha të drejtave që i kanë ata, sepse një organ siç është Kuvendi që e ka miratuar një gjykatë të tillë dhe të mos të ketë mbikëqyrje, është absurditetet”, deklaoroi Klinaku.

Sipas tij, ndërtimi i aktakuzës e deri te marrja në pyetje të dëshmitarëve është bërë me ndihmën e Shërbimit sekret serb. Ai thotë se edhe dorëheqja e ish-kryeprokurorit është skandaloze, teksa kritikon edhe institucionet për mosreagim në këtë rast.

“Nuk presim mirë nga kjo gjykatë, ne çdo herë e kemi thënë se edhe para se të themelohej por edhe pasi që është themeluar, se kjo gjykatë është politike dhe edhe vendimi që do ta marrë, natyrisht se siç ata e mendojnë dhe siç e dëshirojnë ata. Pra gjithmonë do të ketë ndikime kjo gjykatë. Skandali i radhës është që një prokuror që e ka ngrit një aktakuzë dhe të ikë nga ajo, dhe e kemi thënë vazhdimisht që edhe rrjedhja e atyre dokumentacioneve, e kemi ditë që këta kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me shërbimin sekret serb, dhe të gjitha ato aktakuza që i kanë ngrit, janë akuza mbi bazë të shpifjeve që i kanë bërë njerëzit dhe Serbia”. /EO

Më Shumë

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara janë shënuar 52 aksidente dhe janë shqiptuar 2286 gjoba në trafik. Sipas...

Nuk ka konstituim të Kuvendit as pas 14 përpjekjeve

 Deputetët sot nuk arritën ta konstituonin Kuvendin e Kosovës, as pas 14 përpjekjeve. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të...

Lajmet e Fundit