Latifi:Jemi duke ndërtuar qendrën për magazinimin e prodhimeve bujqësore

Latifi tha se janë duke ndërtuar qendrën për magazinimin e prodhimeve bujqësore. Sipas tij, ky investim është 438 mijë euro.

“Për Komunën e Rahovecit, Bujqësia është prioritet dhe në qoftë se ne në vazhdimësi i kemi përkrahur fermerët dhe i kemi përkrahur direkt edhe në mekanizëm bujqësor, në trajtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve fushore, në rregullimin e shtretërve dhe lumenjve problematik”, ka deklaruar Latifi në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai thotë se ky investim për fermerët është tërësisht i Komunës së Rahovecit.

“Ne kemi vazhduar t’i mbështesim edhe direkt në forma tjera fermerët, psh tash jemi duke ndërtuar qendrën për magazinimin e prodhimeve ose ruajtjen e prodhimeve bujqësore, ose depoja bujqësore. Investimi është 438 mijë euro, janë 7 njësi. Është investim tërsisht i Komunës”, theksoi Latifi. /Teve1.info/

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit