Me lëvizje provokuese dhe sensuale, Dafina Zeqiri nuk i lë vend imagjinatës në videon e re

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Nafije”.

Ajo erdhi në bashkëpunim me DJ Geek, Young Zerkën si dhe reperin MC Kresha.

Ky bashkëpunim i tyre u mirëprit dhe mblodhi afro një milion klikime për vetëm tri ditë.

Foto: Screenshot/Instagram

Artistja e njohur së fundmi ka publikuar disa fotografi e një video në rrjete sociale, me anë të të cilave ka marrë vëmendje të madhe.

Në video, bukuroshja ka vënë në fokus linjat trupore teksa shfaqet sensuale duke bërë lëvizje provokuese e duke kërcyer.

Foto: Screenshot/Instagram

“Du me të pa tu bounce bounce e di që je fanse”, ka shkruar ajo referuar një pjese në projektin e ri.

Ajo mori komplimente të shumta në sesionin e komenteve, meqenëse vetëm në Instagram ndiqet nga afro dy milionë njerëz.

Reklama

Në vitin që shkoi, Zeqiri lirshëm mund të thuhet se ka qenë një nga yjet më të kërkuar në treg. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit