1.6 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Prizren, 15 aktakuza kundër 19 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur
shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër nëntëdhjetedy (92) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë (10) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra
të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur njëzetepesë (25)
aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër katër (4) të dyshuarve. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si
dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar katër (4)persona, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9)
aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra
penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve, si dhe ka ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Arrestohet i kërkuari në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 8 muajsh

Një 33-vjeçar nga Prizreni, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit prej tetë muajsh burg, pas ekzekutimit të një urdhërese gjyqësore. Ai ishte i...

Prokuroria dhe Policia në Prizren ndërmarrin veprime hetimore për zbardhjen e rastit të vjedhjes në argjendari

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se për rastin e vjedhjes së rëndë në argjendarinë në rrugën “Adem Jashari” ende nuk janë...

Lajmet e Fundit