Takim për sigurin e Prizrenit

Kryesuar nga Kryetari Shaqir Totaj, sot u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në sallën e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë.

Kryetari Totaj falënderoi banorët e Komunës për qytetari aktive dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet e sigurisë në Prizren.

Gjatë këtij takimi, u bë shqyrtimi dhe miratimi i Draft Planit të Punës së KKSB-së për vitin 2023.

Gjithashtu, u bë vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit – raport nga Policia e Kosovës për vitin 2022 si dhe u pranuan rekomandimet dhe sugjerimet e anëtarëve të KKSB-së për organet gjegjëse.

“Këto çështje do të trajtohen me prioritet”,tha Totaj duke shtuar se  “do të zhvilloj takime të tjera me anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, sipas nevojës, në të ardhmen.”

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit