11.8 C
Prizren
E premte, 31 Mars, 2023

Pak ditë nga rikthimi i kampionit

Ish kampioni i botës Robin Krasniqi rikthehet!

Sulmuesi i Kosovës në formacionin e javës në Kroaci, protagonist edhe në humbje
Krenaria e gjithë shqiptarëve do të boksoj të shtunën e 25 shkurtit në njërën nga palestrat më të famshme në krejt Gjermaninë, në Audi Dome në Munih.

Përball do të ketë numrin një të Belgjikës Timur Nikarkhoev, në një luftë që do të mbahet mend.

Veç Krasniqit, po atë mbrëmje do të luftojnë edhe dy boksier shqiptar, Shefat Isufi dhe James Kraft.

Isufi do ta mbroj titullin e botës në federatën WBF. Ndërsa Kraft dy tituj botëror, atë të IBO dhe WBC për të rinj. Këto super përballje do të transmetohen direkt në Klan Kosova të shtunën mbrëma, duke filluar nga ora 20:30.

Një mbrëmje si kjo, që do të zhvillohet në Audi Dome ka trazuar komplet Gjermaninë dhe gjithë shqiptarët gjithandej botës, prandaj mijëra që nuk do të jenë të pranishëm në palestër, patjetër që do ta shikojnë transmetimin direkt

Më Shumë

Osmani në Krushë: S’mund të ketë paqe e stabilitet në rajon pa zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në Krushë të Madhe me rastin e...

Zgjatet afati i aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka njoftuar se e ka zgjatur afatin për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore deri më...

Lajmet e Fundit