Sylë Hoxha: Ekspertiza ka treguar se Astrit Dehari ka kryer vetëvrasje

Me zhdukjen e provave në laboratorin e institutit të mjekësisë Ligjore, është rikthyer përsëri në vëmendje rasti Dehari.

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi në një konferencë për media tha se për zhdukjen e provave kanë informacione kryeministri Kurti dhe ministrja

E ish-kryeprokurori i prokurorisë themelore në Prizren, Sylë Hoxha në një deklaratë në “Direkt”, në ATV ka thënë se sipas ekspertizës, Astrit Dehari ka bërë vetëvrasje.

“Ekspertizat e kryera jashtë e kanë dëshmuar rastin. Ekspertizat e kryera në Kosovë kanë dëshmuar që nuk është fjala për vrasje por për vetëvrasje, ‘asfiksi’ sic është quajtur ekspertët mjeko-ligjor”, ka thënë Sylë Hoxha në Direkt.

Ai ka shtuar gjithashtu se rasti është politizuar shumë nga ana e Vetëvendosjes.

Më Shumë

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit