S’ndalet Trepça, mposht edhe Rahovecin

Trepça ka vazhduar me formë të mirë, kësaj radhe duke mundur Rahovecin me rezultat 79:73 (16:16, 30:19, 15:14, 18:24). Sfida u zhvillua në kuadër të javës së 24-t të Prince Caffe Superligës.

 

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë me epërsi të lehtë të vendasve, duke përfunduar 16:16. Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke ngritur epërsinë dalëngadalë dhe shkuan në pushim me shifrat 46:35.

Epërsia e ‘Xehetarëve’ u ngrit deri në 17 pikë në periodën e tretë, 61:44, por pesë pikë radhazi nga mysafirët bën që rezultati pas 30 minutash të jetë 61:49. Mysafirët nuk u dorëzuan deri në fund dhe afruan shifrat në 76:72, por pa arritur synimin dhe Trepça triumfoi 79:73.

Mikaile Tmusiq dhe Jamel Artis shënuan nga 16 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 15 për vendasit, ndërsa Igor Chumakou ishte më i miri te mysafirët me 23 pikë e shtatë kërcime.

Trepça ka 15 fitore e nëntë humbje, kurse Rahoveci tri fitore e 21 humbje.

Më Shumë

Laura Fazliu në luftë për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, pas një paraqitjeje të mirë...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Lajmet e Fundit