Ylli fiton dhe ngushton serinë gjysmëfinale në 2:1

Golden Eagle Ylli e ka mposhtur Pejën, duke e ngushtuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në 2:1.

Në ndeshjen e të mërkurës suharekasit kanë shënuar fitore me rezultat 104:107 (14:25, 28:18, 19:29, 43:35).

Dhjetë minutat e fundit ishin drama e vërtetë e ndeshjes, me skuadrat që ishin shumë të balancuara në kuptim të pikëve, po që në fund Ylli dëshiroi më shumë triumfin.

Te vendasit u dalluan Larry Thomas me 20 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Jalen Tate me 23 pikë e katër asistime, kurse te mysafirët u dalluan Henrik Sirko me 22 pikë e dhjetë kërcime dhe Wesley Washburn me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet gjatë fundjavës në Therandë.

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit