4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Nait Hasani tregon si e shkarkuan nga posti i ambasadorit: Më erdhi një mesazh

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shkarkimi nga pozita i kishte ardhur në një formë të papritur.

Hasani ka qenë edhe ish-deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, por që njihej për afërsinë e tij me subjektet tjera dhe edhe me VV-në. Hasani ka qenë edhe shok i burgut i kryeministri të tanishëm Albin Kurti, andaj shkarkimi i tij kishte ardhur si befasi në kohën kur VV mori pushtetin.

“Mënyra se si erdhi ishte joprotokollare. Nuk e prisja. Më dërguan disa shkresa dhe më thanë se jam i shkarkuar. Mënyra se si ishte bërë nuk ishte e drejtë. E kuptoj rolin e ambasadorit dhe e kam kryer atë punë me përpikmëri pa pasur problem se cila parti vinte në pushtet në Kosovë. I shkrova Albinit. I thashë shoku im, Albin.”, tregon Hasani.

“Megjithatë nuk mora përgjigje. Nuk vazhdova me hapa tjerë. Mjaft kemi pasur probleme dhe përplasje në skenën politike tonë. Nuk kemi nevojë për të tjera. E pranova vendimin dhe vazhdova rrugën”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Më Shumë

Sara Gjordeni shtatzënë- Reagon për herë të parë Bardhi

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja përmes një postimi në rrjetet sociale. Ishte ish-banorja e...

Totaj takohet me Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka takuar Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy Chorba, në një drekë solemne në Army & Navy Club...

Lajmet e Fundit