Vdes Khader Adnan, pasi qëndroi 86 ditë në grevë të urisë në një burg izraelit

Një figurë e lartë e grupit militant islamik palestinez, Jihad, Khader Adnan, ka vdekur në një burg izraelit pas 86 ditësh të grevës së urisë.

Shërbimi Izraelit I Burgjeve ka thënë se ai ishte gjetur pa ndjenja herët gjatë së martës. Ai ishte dërguar në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk treguan sukses, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Ky shërbim ka treguar se ai kishte refuzuar që t’i nënshtrohej testeve mjekësore, apo të merrte trajtim.

Pas vdekjes së tij, është njoftuar, se militantët shtinë me së paku tri raketa nga Rripi i Gazës, derisa askush nuk kishte pësuar lëndime.

Jihad, kishte paralajmëruar Izraelin si do të paguante “një çmim të lartë” për burgosjen e tij.

Më Shumë

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit