11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e axhës së tij në Kijevë

Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet B.B., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe mbajtjes pa autorizim të armës.

Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata e Themelore e Gjakovës përmes një njoftimi për media, ku thuhet se  njëjti dyshohet me datën 28 prill 2023, në fshatin Kijevë të Malishevës, në oborrin e shtëpisë së të tij, pas një mosmarrëveshje me axhën e tij tani të ndjerin S.B., e privon nga jeta duke e goditur me pistoletë disa herë, më pas e njofton policinë për vrasjen., raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer dy vepra penale, ‘Vrasja e rëndë’ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimi.

Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë.

“I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 28 prill 2023 dhe do të zgjasë deri më 27 maj 2023”, thuhet tutje.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi nisin sonte betejën për titullin e kampionit

Trepça dhe Bashkimi përballen sonte në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë. Takimi zhvillohet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, me fillim...

AAK-ja zgjedh kryesinë e re në Prizren

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren ka zgjedhur kryesinë e re të degës, pas aprovimit unanim nga Këshilli Drejtues. Lajmin e ka bërë...

Lajmet e Fundit