18.7 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e të mërkurës ka shtuar sanksionet ndaj Rusisë për të kundërshtuar agresionin e këtij shteti ndaj Ukrainës.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka prezantuar plotësimet dhe ndryshimet për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbështetje së Bjellorusisë për këtë agresion si dhe krimeve të raportuara më 25 shkurt 2023 Bashkimi Evropian, aprovoi pakon e 10-të të sanksioneve ekonomike dhe individuale ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.

Tutje Gërvalla ka bërë të ditur edhe ato se çfarë përfshin kjo pako.

“Eksportetët e teknologjisë kritike dhe mallrave industriale, importet e asfalteve dhe gomës, sigurimin e kapacitet të depozitimit të gazit për rusët”, ka thënë Gërvalla.

Po ashtu, në mbledhjen e të mërkurës ekzekutivi ka shqyrtuar propozim vendimin për themelimin e komisionit Ad-Hoc, ku janë emëruar edhe anëtarët.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë kësaj mbledhje ka bërë të ditur anëtarët e këtij komisioni.

“Proces i rekrutimit për kandidatë për komisionin e autoritetit të konkurrencës ka në vetë edhe procesin e ankimimit”.

“Andaj sot propozohet themelimi i komisionit Ad-Hoc për shqyrtimin e ankesave në këtë përbërje: Agron Gashi, koordinator i zyrës ligjore në zyrën e Kryeministrit kryesues, Fahrije Qorraj, zyrtare e lartë për trajnime dhe barazi gjinore ministria e Ekonomisë anëtare, Shkurte Krasniqi udhëheqëse e divizionit për rregullim më të mirë sekretariati koordinues i Qeverisë në zyrën e kryeministrit, anëtare”.

Teksa komisioni obligohet që t’i shqyrtoj të gjitha ankesat në përputhje të legjislacionit.

Më Shumë

Aksident mes dy kamionëve në Carralevë, lëndohet rëndë njëri nga shoferët

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur në Carralevë. Të dy shoferët e kamionëve kanë pësuar lëndime, njëri nga ta lëndime të rënda. Lajmin...

25 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Lajmet e Fundit