15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Policia shqipton 17 gjoba për gara ilegale të shpejtësisë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në Prizren.

Kjo ka ndodhur pasi që më datë 21 qershor, gjatë patrullimit të Njësisë së Trafikut Rajonal në Prizren afër rreth rrotullimit të autostradës në dalje Prizren-Veri, policia ka hasur një numër të automjeteve.

Disa nga këto automjete kanë shkaktuar kundërvajtje të ndryshme, kështu që ekipi policor ka shqiptuar 17 gjoba për kundërvajtësit.

Ndërkohë që nga vendi i ngjarjes ekipi policor e ka njoftuar Stacionin Policor në Prizren në mënyrë që të informohet edhe njësia e autostradës në rast se ndonjë prej automjeteve kyçet në autostradë për të bërë gara shpejtësie.

Policia vlerëson këtë koordinim të stacioneve policore dhe konsideron se kjo është një dukuri që rrezikon jetën e pjesëmarrësve në komunikacion, përfshirë edhe jetën e vetë pjesëmarrësve në këto gara.

‘’Policia edhe në vazhdim do të vazhdoj të parandaloj këto aktivitete të rrezikshme dhe të gjithë kundërvajtësit do të gjobiten pa përjashtim’’ – thuhet në njoftimin e policisë.

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Në gjendje të dehur shkaktoi aksident në Prizren, i lënduar rëndë dërgohet për tretman në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku në Prizren, ku një person në gjendje të dehur me veturë ka goditur një veturë...

Lajmet e Fundit