-0.4 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Quni i quan paradoks deklaratat kundër ShBA-së e BE-së: Po tregohemi mosmirënjohës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Anton Quni, tha se akuzat e Qeverisë ndaj partnerëve strategjikë janë paradoks në vete dhe mosmirënjohje për punën që ata kanë bërë në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se është detyrë e Qeverisë që kur një ministër ngrit dyshime deri në përmasat e zbehjes së marrëdhënieve të Kosovës me partnerët, kryeministri duhet që të marr masa.

Kjo duke iu referuar deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Të gjitha rezultat dhe sukseset të cilat ne i gëzojmë sot si qytetarë por edhe si Republikë, janë rezultat të përbashkëta të spektrit politik dhe ushtarak të Kosovës me partneritet të fuqishme më shtetet e BE dhe ShBA. Sot ngritem në çfarë do lloj akuza ndaj partnerëve tanë strategjikë është paradoks në vete edhe është një lloj mosmirënjohje për punën e përbashkët, për angazhimin e partnerëve që i kemi pasur në krah në të gjitha proceset politike”, tha ai.

“Është detyrë e Qeverisë që të bëjë vlerësimin e zyrtarëve e në veçanti të ministrave që kanë autorizime e përgjithësish. Përderisa një ministër nuk është kredibil dhe ngrit dyshime deri në përmasat e zbehjes së marrëdhënieve të Kosovës me partnerët është shumë e natyrshme që është në autoritetin e kryeministrit të merr masa”.

Më Shumë

Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, ka dalë në një konferencë për media bashkë me Policinë e Kosovës, lidhur me aksionin e...

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka...

Lajmet e Fundit