Prishtina e “shkel” Yllin

Në një ndeshje interesante dhe me kthesa, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 99:74 (24:12, 26:23, 18:21, 31:18).

Pas një fillimi të barabartë, prishtinasit filluan të shkëputen dhe e fituan çerekun e parë bindshëm, 24:12. Periudha e dytë ishte më e barabartë, sidoqoftë, vendasit e kontrolluan lojën dhe shkuan në pushim me shifrat 50:35.

Bardhekaltrit e filluan furishëm pjesën e dytë, dhe të inspiruar nga Dardan Berisha arrijnë epërsi prej 25 pikësh, 66:41, por kundërpërgjigja e Yllit nuk vonoi, ku Gëzim Morina ishte lider, duke shkrirë epërsinë në 68:56, sa ishte rezultati pas 30 minutash.

Mysafirët ngushtuan edhe më shumë epërsinë në 70:62, por Prishtina nuk lejoi përmbysjen e madhe dhe sërish u shkëput në 78:62, e më pas triumfoi në fund me rezultat 99:74.

Më i miri i ndeshjes ishte Dardan Berisha me 25 pikë. Tani prishtinasit kanë dy fitore e një humbje, kurse therandasit një fitore e dy humbje.

 

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit