21.6 C
Prizren
E enjte, 5 Qershor, 2025

Prizren, 5 aktakuza, kundër 5 personave

Prokuroria e  Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetenëntë aktakuza, kundër tetëdhjetedy personave, janë ndaluar pesëmbëdhjetë persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj katërmbëdhjetë personave.

 

Prokuroria Speciale ka shqyrtuar një kërkesë për caktim të paraburgimit të gjashtë personave, si dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë persona, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave, si dhe ka ngritur tridhjetenëntë aktakuza kundër pesëdhjetenjë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për  48 orë dy persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale dhe ka parashtruar dy kërkesa  për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy personave, si dhe, ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër gjashtë personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh si dhe një person për 24 orë për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren mban sot konferencë për “aksionin kundër degradimit të mjedisit”

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se kryeprokurori Petrit Kryeziu do të mbajë konferencë për media sot në ora 14:30 në lidhje me “aksionin...

Kërkohet ndërtimi i një rrethrrotullimi në udhëkryqin mes rrugëve “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren

Udhëkryqi që lidh rrugët “Ekrem Rexha” dhe “Brigada 128” në Prizren është shndërruar në një pikë tensioni të përditshëm për qarkullimin rrugor. Bllokimet e shpeshta...

Lajmet e Fundit