11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Kosova del sërish keq në testin PISA; Nagavci: Rezultatet ishin të pritshme

Nga 80 vendet pjesëmarrëse, Kosova renditet në listën e dhjetëshes së fundit në studimin ndërkombëtar të arsimit – testin PISA, që vlerëson kompetencat e nxënësve 15-vjeçar, në lexim, matematikë dhe shkencë.

 

Rezultati është publikuar sot nga Ministria e Arsimit. Arsyetim i këtij rezultati në rënie sipas tyre ka qenë koha paspandemike e mësimi në distancë. Në këtë testim kanë marrë pjesë 6,027 nxënës nga 229 shkolla, teksa matematika sivjet ka qenë fokusi kryesor.

“Kosova është e 73-ta në matematikë nga 80 vendet pjesëmarrëse. Ka rënie nga viti 2018 prej 11 pikëve. Rënien më të madhe nga të gjitha shtetet e ka Shqipëria, me rënie prej 69 pikë krahasuar me vitin 2018”, ka deklaruar zyrtari i MASHTI-t, Fatmir Elezi.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Në lexim Kosova është e 74-ta nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, ka rënie prej 11 pikësh nga rezultatet e PISA-s në vitin 2018. Ndërkaq, në shkencë Kosova radhitet e 76-ta, me 6 pikë rënie nga rezultati i 2018-s.

“Rezultatet që janë bërë publike sot kanë qenë të pritshme, duke pasur parasysh që në këtë cikël të testimit, pra pranverën e vitit 2022, kemi pasur një situatë menjëherë pas pandemisë, koha kur mësimi është zhvilluar nga distanca dhe me ndërprerje jo të vogla”, ka deklaruar e para e arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo ka thënë se kjo rënie e rezultateve nuk vlen vetëm për Kosovën, por është situatë rajonale. Ministrja ka theksuar se do të kujdesen për përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore.

“Nga tekstet shkollore të analizuara në pikëpamje akademike nxjerrim në pah abstrakte teorike të lëndës. Sipas raportit, kjo krijon refuzim të nxënësve, që mund të marrin informata nga burime tjera të ndryshme”, ka thënë Nagavci. /rtrklive.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Mot i vranët, mëngjesi në shumë vende me mjegull

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Sot mes diellit dhe mjegullës, temperatura deri në 21 grad Celsius

Për ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Në mëngjes ka mundësi të ketë mjegull ose/dhe vranësira të...

Lajmet e Fundit