14.4 C
Prizren
E martë, 29 Prill, 2025

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së: Të jemi më afër qytetarit

Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë aktivistët e partisë që drejton.

“Viti 2024 për të gjitha qendrat tona duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për zgjedhjet në vitin 2025, me theks të veçantë për nivelin lokal”, ka theksuar ai.

Shkolla Fillore “Loyola” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të mësimit klasor

Tutje kryetari i LVV-së ka thënë se ai i cili synon të jetë në krye të komunës nuk mund të jetë kandidat pa e njohur problematikën komplete të komunës ku kandidon.

“Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik. Shumë nga lajmet e vendimet që merr qeveria jonë nuk paraqiten fare ose në rastin më të mirë paraqiten pjesërisht në pjesën dërrmuese në spektrin mediatik të vendit tonë. Ne nuk e kemi zgjedhur dhe as nuk do të zgjedhim metodat e pararendësve tanë për sponsorizime që në thelb janë fasadë. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin. Nuk e kemi ndërprerë asnjëherë komunikimin me ta, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar të qytetarët nga strukturat e Lëvizjes”, ka thënë Kurti.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Ai ka kërkuar identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët që të përgatiten programe zgjedhore që përmbushin kërkesat e tyre.

Ai ka lavdëruar punën e kryetarëve komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar aktivistët e mbarë qendrave të Lëvizjes nëpër Kosovë që t’i kenë model kryetarët në Podujevë, Gjilan e në qendra të tjera ku kjo parti udhëheqë.

I pari i VV-së, njëherësh kryeministër i vendit, ka folur edhe për arritjet në Kosovë nën udhëheqjen e partisë së tij. Ai ka thënë se të gjithë duhet të jenë krenarë për sukseset e qeverisë. “Kemi përmbushur një premtim të kamotshëm të partisë sonë -themelimin e Fondit Sovran. Ky fond do t’i forcojë ndërmarrjet publike dhe do të shtojë kapitalin investiv në ekonominë tonë”, ka thënë ai.

Kurti ka folur edhe për buxhetin e vitit 2024. “Buxheti ka kapur vlerën prej 3 miliardë e 314 milionë euro, që është buxheti më i madh që ka pasur Kosova ndonjëherë. Nga fillimi i mandatit në vitin 2021 buxheti është rritur 35%”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka përmendur fushat e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë e sundimit të ligjit, arsimit, energjisë e bujqësisë, duke thënë se qeveria nën drejtimin e tij ka arritur suksese te mëdha në të gjitha këto fusha./https://www.rtklive.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Livia takon të atin pas 22 vitesh

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Livia Brunga është takuar me të atin pas 22 vitesh. Ajo ka postuar këtë të martë një foto në...

Vidhen tabelat sinjalizuese në tri zona kufitare me Shqipërinë

Policia e Kosovës ka raportuar tri raste të vjedhjes së tabelave sinjalizuese që shënojnë zonat kufitare për banorët lokalë. Persona të panjohur kanë vjedhur tabelat...

Lajmet e Fundit