20.4 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

FFK ngushëllon familjarët e dy futbollistëve që vdiqën në aksidentin tragjik në Prizren

Federata e Futbollit të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy futbollistëvet të KF “Gjakova”, Molos Delija dhe Lordon Syla, mbrëmë pasi u goditën nga një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

 

Në telegramin dërguar familjeve Delija dhe Syla thuhet se me pikëllim të madh e morën lajmin për vdekjen tragjike të Molosit dhe Lordonit.

“Në këto momente të vështira për familjet e juaja, nuk ka fjalë që mund të shprehin plotësisht dhimbjen tonë për humbjen e dy ish-futbollistëve, të cilët jo vetëm ishin pjesë e KF “Gjakova”, por edhe burim dashurie dhe inspirimi për të gjithë komunitetin e futbollit”.

“Ky rast tragjik ka prekur zemrat e gjithsecilit prej nesh, teksa ka ndaluar në gjysmë ëndrrat e tyre të mrekullueshme dhe pasionin e madh për lojën e futbollit. Dëshirojmë të jemi pranë jush me shpirt dhe mendje, me shpresë se do të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe”.

“Molosi dhe Lordi do të mbeten gjithmonë në kujtimet tona si figura frymëzuese dhe të dalluara në fushën e futbollit. Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe tërë komunitetit të futbollit ju dërgojmë ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta”, thuhet në telegram  të presidentit të FFK-së Agim Ademi./

Më Shumë

Kurti në Prizren: Me Abrashin kryetar, qyteti punon 365 ditë në vit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në Prizren për të mbështetur kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës, Artan...

Komuna e Dragashit mbulon shpenzimet e energjisë elektrike për pompat e ujit në fshatra

Komuna e Dragashit njofton qytetarët se nga data 01.08.2025 ka nisur mbulimi i shpenzimeve të energjisë elektrike për pompat e ujit në të gjitha...

Lajmet e Fundit