Totaj:Edhe sivjet do të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Prizrenit

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, premtoi sot se, këtë vit do të ngritet niveli i performancës.

“Në prani të mediave, sot, mbajtëm mbledhjen e parë për këtë vit me drejtorët e Komunës, ku, fillimisht i dëshirova mirëseardhje drejtorëve të ri që i janë bashkëngjitur ekipit tonë”, shkruan Totaj në Facebook.

“Me këtë rast diskutuam kryesisht për ngritjen e nivelit të performancës komunale, gjë që, për dallim prej viteve të kaluara ka pasur rritje mbi 100% sipas vlerësimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal”.

“U zotuam se, me frymën tonë ekipore, edhe sivjet do të jemi në hap me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe do ta ngrisim edhe më shumë nivelin e performancës, duke punuar në shërbim të rregullimit të cilësisë së jetës së qytetarëve tanë”./PrizrenPress.com/

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit