11.2 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

LDK-ja në Prizren kërkon hetime për “Ibrahim Rugovën”

Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK) ka reaguar për bllokimin e pjesshme të rrugës kryesore “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Sipas këtij subjekti politik në këtë rrugë është intervenuar para du vitesh.

“LDK-ja kërkon nga Prokuroria Themelore, të cilët nuk janë më larg se 10 metra nga vendi ku po zhvillohen këto punime, që të nisin hetimet sipas detyrës zyrtare, për mbrojtjen e taksave të qytetarëve dhe interesit publik”, thuhet në reagimin e LDK-së në Prizren .

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Ju kujtojmë se në vitin 2022, gjithë rrethi unazor i qytetit që kap gjatësinë rreth 3 kilometra, ku përfshihet edhe kjo pjesë e rrugës, ishte shtruar me asfalt të ri”.

“Shaqir Totaj dhe rrethi i tij, thurnin lavde dhe elozhe kësaj pune. Pa kaluar as 2 vite, e njëjta rrugë bllokohet për vendosjen e gypave të kanalizimit”.

“Për LDK- në, kjo qasje nuk ka emër tjetër pos keqmenaxhim, keqplanifikim, abuzim dhe zhvatje të parasë publike”./PrizrenPress.com/

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Po finalizohet Amfiteatri në Bellobrad të Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka vizituar sot nga afër disa nga projektet infrastrukturore që janë në fazën përfundimtare të realizimit. Gjatë vizitës...

Arinjtë vizitojnë vendbanimet në disa rajone të Prizrenit

Rritja e numrit të arinjve është kthyer në shqetësim për banorët e disa komunave në rajonin e Prizrenit. Në Suharekë, Mamushë e Dragash, banorët...

Lajmet e Fundit