13.8 C
Prizren
E premte, 20 Shtator, 2024

Prizren/ Ministrja Nagavci mori pjesë në diskutimin “Gratë dhe vajzat në arsimin e lartë”

Në kuadër të shënimit të 8 Marsit-Ditës së Gruas, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në diskutimin me temën “Gratë dhe vajzat në arsimin e lartë”, që është mbajtur në ambientet e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në këtë diskutim ku të pranishëm ishin, rektori i UPUH, Mentor Alishani, prorektoret, Adelina Rakaj dhe Serdan Kervan, kryetari i Këshillit Drejtues, Arif Murrja, profesorë dhe studentë të këtij institucioni të arsimit të lartë u vlerësua lartë rëndësia e përfshirjes së grave dhe vajzave në arsimin e lartë dhe roli i tyre në ndryshimin pozitiv të pozitës së gruas në shoqëri.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, është ndjesi e veçantë që kjo ditë të shënohet në qytetin e Prizrenit, i cili është unik në shprehjen e vlerave qytetare, kulturore dhe historike.

Nagavci ka bërë të ditur se, kujdesi institucional për vajzat dhe gratë në Kosovë kërkon përpjekje shumëdimensionale dhe shumëpalëshe, për çka Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa konkret për të ndryshuar realitetin dhe perceptimin e këtij procesi.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se tashmë është dëshmuar që potenciali i grave dhe vajzave për kontribut në sferën e arsimit të lartë është i jashtëzakonshëm dhe se për të realizuar këtë potencial duhen masa afirmative, të cilat janë ndërmarrë në Ministrinë e Arsimit.

Në vazhdën e veprimeve për mbështetjen e grave dhe vajzave, ministrja Nagavci ka folur për ndarjen e bursave STEM për studentet e këtyre drejtimeve për të tretin vit me radhë, organizmin e konferencës STEMinists, e cila është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, me qëllim rrjetëzimin e shkencëtareve dhe profesionisteve nga vende të ndryshme dhe ndarjen e çmimeve vjetore, të cilat jepen nga MAShTI për gra dhe vajza të suksesshme.

Në fund, ministrja Nagavci tha se, ofrimi i mbrojtjes dhe mbështetjes për vajzat sot i siguron shoqërisë gra të forta nesër: gra profesioniste, sipërmarrëse, shkencëtare, nëna, mentore dhe udhëheqëse politike.

Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Mentor Alishani shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çdo gruaje në këtë institucion të arsimit të lartë dhe në shoqëri.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prizreni planifikon ndërtimin e shtatoreve të Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës, vazhdojnë polemikat për lokacionin

Projektet për ndërtimin e shtatores së Adem Jasharit dhe të shtatores së Ibrahim Rugovës janë planifikuar në kuadër të buxhetit të Komunës së Prizrenit...

Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur dëshirën që niveli i bashkëpunimit ekonomik me Kosovën të rritet. Idetë për këtë...

Lajmet e Fundit