8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Afat shtesë për rrënimin e vilave në Prevallë

Prevalla 2Në fshatin Prevallë të Prizrenit, është  shtyrë për katër ditë  faza e dytë e rrënimit të villave.Pronarët kanë protestuar me arsyetimin se ato mund të legalizohen. Ata kanë  kërkuar nga inspektorët që edhe njëherë të rishikojnë dokumentacionin që  disponojnë.

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Sadik Paçarizi, ka lëshuar një dokument për (mos)prishjen e  disa vilave.

Njëri nga pronarët e vilave pretendon se dokumenti dëshmon se vila e tij është e ndërtuar  brenda pjesës së urbanizuar .

Ky dokument ka befasuar kryeinspektorin Bedri Halimi. Ai tha se për lëshimin e këtij dokumenti,  duhet të mmerren masa ndaj Paçarizit.

Drejtori i Urbanizmit,Sadik Paçarizi, ndërkaq tha se dokumenti  ka qenë vetëm një informatë, që pronari ka kërkuar.

” Dokumenti përmbanë vetëm një informatë dhe asgjë tjetër”.

Gjatë aksionit të sotëm në Prevallë, pati edhe një të ndaluar nga njësiti special i PK-së.

Drejtori Rajonal i Policisë,Nexhmi Krasniqi, apelon tek pronarët e vilave, të mos pengojnë punën e institucioneve, pasi në këto raste do të ketë zero tolerancë.

Duke parë se pronarët e 25 vilave, kanë filluar të prishin vetë objektet e tyre, inspektoriati i Ministrisë  së Mjedisit Hapësinor, iu ka lënë afat atyre edhe 3 – 4 ditë.

Kryeprokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Sylë Hoxhaj, tregoi se  për fshatin turistik Prevalla nga MMPH, janë dërguar 20 kallëzime penale.Prej tyre, janë ngritur katër aktakuza./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Lajmet e Fundit