8.9 C
Prizren
E martë, 4 Nëntor, 2025

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit .

Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër lexuesve çdo ditë. Në këtë aktivitet, u zhvillua një diskutim interesant me të pranishmit.

Alketa Gashi, krijuesja letrare dhe moderatorja televizive, ndau vështrimet personale mbi leximin e librit në vendin tonë.

Ndërkaq, Fahri Musliu, publicisti dhe gazetari, inkurajoi nxënësit të lexojnë sa më shumë libra, duke e quajtur librin një thesar që mbetet për tërë jetën.

Tema e aktivitetit ishte edhe mbrujtja e të drejtave autoriale.

Xhafer Beqiraj, dekani i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, theksoi se e drejta autoriale është thelbi i mbrojtjes së kreativitetit, inovacionit dhe identitetit të autorit.

Në këtë atmosferë të ngrohtë, nxënësit dhe krijuesit letrar kanë lexuar poezi të ndryshme, ndërsa muzika klasike ka pasur një rol të veçantë./TV Prizreni/

Marketing

Ndërmarrja “3D-Fesali” në Prizren, partneri më i besueshëm për çdo projekt ndërtimi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

https://prizrenpress.com/mat-moto-sjell-motocikleta-elektrike/

Më Shumë

Arrestohet djali në Malishevë, dyshohet se rrahu nënën

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Malishevë. Atje, dyshohet se një person (mashkull) ka ushtruar dhunë psikike dhe...

LVV forcon aleancat për raundin e balotazhit në Prizren, bashkëpunim me partinë e Albert Kinollit

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi ka njoftuar se ka arritur bashkëpunim me Partinë Rome të Bashkuar të Kosovës që drejtohet...

Lajmet e Fundit