4.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

8 vjet nga pranimi i Kosovës në UEFA, Ademi: Aty filloi një epokë e re për FFK-në

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kujtuar 8-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në UEFA.

Ademi ka thënë se ky vendim i dha fund izolimit të padrejtë prej dy dekadash e gjysmë dhe se sipas tij, kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, por gjatë punimeve të Kongresit të 40-të që u mbajt në Budapest, fitoi e drejta, fitoi Kosova.

“Nga aty filloi një epokë e re për Federatën e Futbollit të Kosovës. Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë”, ka thënë Ademi.

“Ekipet kombëtare janë konsoliduar, kanë bërë përparime të dukshme dhe janë në ndjekje të ëndrrës së madhe – kualifikimit në finalet e kompeticioneve madhore. Një punë e madhe është bërë në krijimin e kuadrove të reja përmes UEFA-s për trajnerët, gjyqtarët e administratorët e futbollit. Me mbështetjen e programeve nga UEFA e FIFA kemi gjithëpërshirje të komunitetit dhe futbollin e kemi shndërruar në aset kombëtar”, ka shtuar Ademi.

Më tej, Ademi tha se që nga 3 maji i vitit 2016, energjia e re dhe dëshira për sukses e kanë shndërruar futbollin në një fuqi të pasur me arritje dhe mundësi.

“Sot, ne festojmë këtë ditë me krenari dhe falënderim për të gjithë ata që kanë punuar e mbajtur gjallë futbollin që nga vitet e okupimit e deri në anëtarësimin tonë në UEFA, madje duke e sakrifikuar edhe pasurinë e familjeve të tyre”.

“E teksa kujtojmë të kaluarën, jemi të përkushtuar për të ndërtuar një të ardhme më të ndritshme për futbollin kosovar. Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, bashkë me Komitetin Ekzekutiv, do të shtyjmë para të gjitha proceset me besim e përkushtim që futbolli ynë të shkëlqejë në arenën vendore dhe atë ndërkombëtare”, ka deklaruar Ademi.

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Nesër përurohet Qendra e Re e Mjekësisë Familjare në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nesër do të bëhet përurimi i Qendrës e Re e Mjekësisë Familjare në komunën e Mamushës. Në njoftimin e...

Moti sot – vranësira, diell e mjegull

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët por me intervale me diell. “Mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende-vende me...

Lajmet e Fundit