9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre gola dallim më pas dhe për të ruajtur kreun e renditjes tabelare kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të stinorit.

Ballkani mposhti Dukagjinin 3-0 [Lindon Emërllahu 7’, Edvin Kuç 24’, Nazmi Gripshi 90’+6pen.] për të siguruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit dhe tashmë ekipi i Ilir Dajës vazhdon të ruajë dallimin dypikësh ndaj ndjekësit të parë, Llapit dhe katër pikësh ndaj ndjekësit tjetër, Dritës.

Shpresa e Ballkanit, Emërllahu i dha epërsinë ekipit ndërsa kapiteni Kuç rehatoi krejtësisht ekipin dhe në minutat në vazhdim kampioni në fuqi i Kosovës menaxhoi mirë lojën për të shkuar te fitorja, ndërsa epilogun e vendosi “truri” Gripshi, që konvertoi penalltinë e fituar fare në fund të ndeshjes.

Ballkani ka edhe katër finale në katër xhirot e fundit të stinorit, ndërsa aktualisht me 66 pikë është në krye, i ndjekur nga Llapi që ka dy më pak, me të cilët do të takohet në xhiron e parafundit në “Zahir Pajaziti”.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Totaj priti ish-presidenten Atifete Jahjaga, u diskutu për projektin “Murali Çast”

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të cilën ka biseduar lidhur me nismën “Murali...

Lajmet e Fundit