10.7 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Verim Zherka, trajneri që shkroi historinë me KH Rahoveci

Trajneri i njohur kosovar Verim Zherka ka arritur që duke drejtuar KH Rahovecin të bëhet kampion i Kosovës me këtë ekip.

Suksesi historik i klubit të “vreshtarëve” ka bërë që Zherka të shfaqë modestinë e tij të madhe për të cilën njihet, derisa ka thënë: “Falemnderit lojtarëve të mi që ma dhanë këtë kënaqësi.”

Edhe KH Rahoveci përmes një postimi në llogarinë e klubit në Facebook ka falenderuar shumë Zherkën për kontributin e madh të tij, ndërsa ka shtuar se pikërisht lojtarët janë ata që e dinë më së miri kontributin e madh dhënë nga trajneri në këtë ecuri.

“Falemnderit maestro që na mundësove këtë emocion. Le të jetë ky vetëm fillimi,” ka shkruar ndër të tjera KH Rahoveci në shkrimin falenderues për trajnerin e tyre.

Kujtojmë, KH Rahoveci pas një ri-organizimi të suksesshëm ka arritur t’i bëj konkurrencë Besa Famgasit dhe t’i mposhtë ata në finale të playoffit për ta fituar titullin e parë të kampionit në histori të klubit. Besa Famgas, superfuqi e hendbollit të Kosovës para këtij stinori vinte me dhjetë tituj rresht të fituar në dekadën e fundit, ndërsa në total ka 19 tituj kampioni!

E Rahoveci nën dirigjimin e Zherkës ka arritur që të ndalë “gazin” e Besës.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Vjedhje e rëndë në një banesë në Prizren, grabiten stoli ari, para e orë

Në një banesë në rrugën “William Woker” në Prizren ka ndodhur një vjedhje e rëndë. Ngjarja ka ndodhur më 31 tetor, ndërsa është raportuar në...

Policia në Prizren sekuestron tre patenta për tejkalim të shpejtësisë

Njësitet e Trafikut Rajonal në Prizren kanë sekuestruar tre patentë shoferi pas shkeljesh të rënda të kufirit të lejuar të shpejtësisë. Operacioni u realizua...

Lajmet e Fundit