Formohet shtabi emergjent për shuarjen e zjarreve në Prevallë

Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit ka njoftuar se të dielën është krijuar Shtabi Emergjent për menaxhimin e shuarjen e zjarreve në rajonin e Prevallës, dhe se synohet lokalizimi i tyre deri në orët e mbrëmjes.

Drejtoresha e DES-it në Komunën e Prizrenit, Ramize Sinanaj Shala përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se për shkak të situatës së krijuar nga zjarret në rajonin e Prevallës, “sot në ora 7:00  është ngritur Shtabi Emergjent për menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve”.

Sipas saj në këtë aksion janë angazhuar zjarrfikësit, Policia e Kosovës, Zyrtarë të Parkut Nacional, motoristë vullnetarë dhe qytetarë vendas.

“Të gjitha ekipet janë të përkushtuar maksimalisht për të kontrolluar dhe shuar zjarret, për të mbrojtur kështu mjedisin dhe sigurinë e banorëve të zonës. Në kontakt me ekipet nga vendi i ngjarjes zjarri është sipërfaqësor, digjet bari i njomë dhe shkurret nuk janë duke u djegur pishat. Shpresojmë që deri në mbrëmje të lokalizojmë zjarrin”, ka njoftuar zyrtarja e lartë komunale./telegrafi.com/

 

 

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit