24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Zjarri ende aktiv në Prevallë, shkaktohen dëme të mëdha

Zjarri që ka përfshirë Prevallën vazhdon të jetë aktiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në këtë zonë të mbrojtur. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar, duke theksuar se janë duke hetuar shkaqet e këtij zjarri.

Zjarri masiv që ka përfshirë Parkun Nacional në Prevallë, ende nuk është shuar. Ai vazhdon të jetë aktiv edhe për shkak të temperaturave të larta.

Mëngjesin e sotëm, Prevallën e ka vizituar edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Ndërkaq sipas njoftimit, situata është nën kontroll dhe se nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë.

Ekipet e zjarrfikësve dhe forcat e sigurisë janë duke punuar intensivisht për ta vënë nën kontroll zjarrin, por terreni i thyer po e bën të vështirë ndërhyrjen.

Banorët thonë se kanë reaguar, duke përdorur edhe mjetet e thjeshta në përpjekje për ta ndaluar zjarrin.

Parku Nacional Prevallë është një ndër zonat më të rëndësishme të mbrojtura në Kosovë, i njohur për biodiversitetin e pasur dhe peizazhet natyrore mahnitëse. Dëmet nga zjarri pritet të kenë ndikim të madh në ekosistemin lokal./rtk

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se...

Memli Krasniqi e konfirmon se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, konfirmoi se Shaqir Totaj do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit. Gjithashtu, Krasniqi dha detaje edhe...

Lajmet e Fundit