Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit po vizitohet nga shumë qytetarë nga mbarë bota. Edhe gjatë kësaj vere, sikurse në vitet e tjera, fluksi i tyre është jashtëzakonisht i madh edhe përkundër motit me temperatura të larta.
Parim Kosova, drejtor i kompleksit monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK deklaroi se fluksi i vizitorëve është nga e gjithë bota, veçan nga diaspora shqiptare në orët e pasdites, gjatë vikendit po edhe gjatë ditëve të tjera.
“Sivjet kemi vërejtur rritje të vizitorëve shqiptarë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kemi vizitorë edhe nga vendet aziatike, madje kemi edhe nga Hong-Kongu, Kina, Turqia. Kemi pasur disa grupe nga Bullgaria, por kemi edhe një tur javor që organizohet me turistët e Polonisë që pushojnë në bregdetin shqiptar”, tregoi Kosova.
Ai shtoi se edhe bashkatdhetarët tanë që jetojnë qoftë në Evropë, qoftë në Skandinavi, qoftë në Amerikë na vizitojnë rregullisht.
“Fluksi është jashtëzakonisht i madh. Stafi ynë nuk është i madh, por me përkushtim dhe angazhim të madh përpiqemi t’i kryejmë obligimet tona, të japim informacione elementare për ata që interesohen më tepër”, tha ai.
Kosova njoftoi se prej orës 10:00 deri në orën 17:00 janë në dispozicion të vizitorëve.
Marketing
“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune