Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në kuadër të planit operativ “Rrethi 2024”, ka zhvilluar aktivitete intensive në zonën e saj të përgjegjësisë që përfshin katër komuna në rajonin e Prizrenit.
Gjatë periudhës nga 12 gusht deri më 18 gusht 2024, janë realizuar kontrolle të shumta për të forcuar sigurinë rrugore dhe për të zbatuar ligjin.
“Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 1,826 gjoba për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor. Ky aksion ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe ruajtjen e rendit në rrugë, duke parandaluar aksidentet dhe promovuar sigurinë për të gjithë përdoruesit e rrugës”, njofton policia.
Për më tepër, nga 12 gushti deri më 16 gusht 2024, në kuadër të këtij plani operativ, janë realizuar 63 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale. Këto veprime janë pjesë e angazhimit të Policisë për të mbajtur rendin dhe ligjin në rajon.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren do të vazhdojë të intensifikojë aktivitetet e saj në terren për të parandaluar dukuritë negative dhe për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e rajonit. Të gjithë qytetarët ftohen të bashkëpunojnë dhe të respektojnë rregullat për një ambient më të sigurt dhe më të qetë për të gjithë”./PP/
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune